Prezenca në tryezën për zgjedhjet, Lu: Çfarë ndodhi me mazhorancën? Përgjigjet Çuçi

Prezenca në tryezën për zgjedhjet, Lu: Çfarë ndodhi

OSBE ka ulur në një tryezë të përbashkët mazhorancën dhe opozitën për të diskutuar mbi përfshirjen e Teknologjisë në proceset zgjedhore. Në nisje të fjalës së tij ambasadori amerikan Donald lu ka tërhequr vëmendjen për mungesën e mazhorancës.

Lu: Më lejoni të falënderoj opozitën që iu bashkua kësaj konference, në një numër të madh. Dhe më lejoni të pyes se çfarë ndodhi me mazhorancën. Mund të shoh 2 ose 3 anëtar të mazhorancës dhe shpresoj që zoti Çuçi do të shpjegojë se pse të tjerët janë ende në shtrat sot. Unë do të thoja që kjo ngre pyetjen nëse mazhoranca e ka marr seriozisht çështjen e votimit elektronik. Binin dakord apo jo me përdorimin e teknologjisë, e rëndësishme është që të dyja, si mazhoranca dhe opozita të jenë pjesë e këtij diskutimi.

Në përgjigje të ambasadorit ka reaguar deputeti I PD Blendi Çuçi, sipas të cilit në këtë reform duhet të përfshihet dhe votimi i emigrantëve.

Çuçi: Dua të siguroj ambasadorin Lu që të mos dyshojë asnjë moment për seriozitetin e Partisë Socialiste sepse në sallë janë 7 anëtarë të komisionit Ad Hoc të reformës territoriale. Madje, me standardin e opozitës, duke ju pasur ju në krah bëhemi 8.  

Për ambasadorin amerikan  teknologjia në zgjedhje mund të zgjidhë disa probleme, por blerja e votës, intimidimi i votuesve dhe mbulimi mediatik, mund të zgjidhen vetëm nëse zbatohen rekomandimet e OSBE ODIHR

Lu: Blerja e votës, intimidimi i votuesve, mbulimi i pandershëm i mediave dhe funksionimi i paanshëm i komisionarëve zgjedhorë në nivel qëndror dhe lokal, nuk do të zgjidhen nga votimi elektronik. Ai mund të zgjidhë probleme të tjera por për të zgjidhur këto probleme parësore, duhet zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR

Nga ana tjetër, Oerd Bylykbashi numëroi të gjitha defektet zgjedhore që sistemi elektronik mund të zgjidhë në vendin tonë

Bylykbashi: Për fat të keq në dy palë zgjedhjet e fundit, karta e identitetit ka filluar të kthehet në një problem shumë të madh pikërisht për të drejtën e votës. Sot votohet për emigrantët. Nuk votojnë emigrantët. Këto lloj impersonifikimesh e bëjnë të domosdoshme që të vëmë filtrat e identifikimit të zgjedhësve në qendrat e votimit.

Për kreun e prezencës së OSBE, Bernd Borchard, u shpreh se teknologjia në zgjedhje mund të futet nëpërmjet numërimit elektronik pasi votimi mund të jetë viktime e hakerave siç po ndodhin në disa vende evropiane. 

EMISIONET