Prezantuesi i Formula 1 merr mesazh ofendues në transmetim direkt

Prezantuesi i Formula 1 merr mesazh ofendues në transmetim direkt

Prezantuesi Ted Kravitz ishte në transmetim direkt për një garë makinash të Formula 1 në Britani kur i ndodhi një e papritur.

Në momentin që po tregonte një fëmijë në veturë, në celularin e tij erdhi një mesazh fyes. Edhe pse e hoqi menjëherë, kjo gjë u bë virale.

Ted arriti ta menaxhonte më së miri situatën duke thënë: “Është gjithmonë e vështirë, kur provon të bësh gjëra të tilla, sepse njerëzit të dërgojnë mesazhe të ndryshme.”

Pas kësaj ai vijoi të tregojë fotografi të tjera, edhe pse mund t’i vinin akoma mesazhe të tilla.

EMISIONET