Prezantuesi arrestohet pasi intervistoi homoseksualin, ja dënimi i gjykatës

Një prezantues televiziv egjiptian është dënuar me një vit punë të rëndë fizike sepse intervistoi një burrë homoseksual.

Mohamed al-Ghiety u gjobit me 167 dollarë nën akuzën e promovimit të seksualitetit. Seanca gjyqësore u mbajt në Giza.

Homoseksuali, identiteti i të cilit u mbajt i fshehtë, foli për jetën si punëtor seksi. Homoseksualiteti nuk konsiderohet si krim në Egjipt, por autoritetet janë munduar gjithmonë që të shkatërrojnë komunitetin LGBT.

Ata arrestojnë njerëzit e dyshuar për përfshirje në sjellje homoseksuale me akuzën për "shthurjen", imoralitetin ose blasfeminë.

EMISIONET