Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë publike një pjesë të ndryshimeve në paketën fiskale. Ashtu sic bëri të ditur Ora News pagat e larta nga 130-150 mijë do të pësojnë një ulje në tatim. Një tjetër ndryshim sipas Ahmetajt është edhe ulja e dividentit për shoqëritë e mëdha.

Ahmetaj: Do të ketë rritje të kufirit të pagës që tatohet me 23% nga 130-150, do ti ulet taksa 15 400 të punësuarve, do të ulet dividenti dhe do të fusim  dispozita antishmangie për  fitime kapitale të jorezidentëve.

Në vëmendje të ekspertëve të ministrisë së Financave është edhe tatimi që do të mbahet në rastet kur një person është i punësuar më shumë se njëherë.

AhmetajNe jemi duke disktuar me FMN për atë draft, është në diskutim, është shumë i rëndësishëm sepse do të duhet të konsolidojë disa kategori dhe besojs e ka nevojë për filtrim shumë të kujdesshëm. Sigurisht që jo këtë vit, besoj me FMN do të vazhdojmë me të njëjtin intesitet. 

Pavarësisht se tani sezoni turistik ka përfunduar monedha europiane vazhdon të mbetet e dobët, kjo sipas ministrit Arben Ahmetaj do të vazhdojë të godasë të ardhurat në buxhet.

Ahmetaj: Besoj deri në fund të gushtit kanë qenë 5.8 mld. besoj që do të vazhdojmë të kemi goditje në të ardhura edhe në 4 muajt që vijnë. Është jashtë dorës tonë. Nuk është dicka që mund ta kontrollojë guvernatori, mund ta kontrollojë ministri i Financave.

/Ora News.tv/