Prezantimi i Ronaldo Vieira tek Sampdoria bëhet viral

Në rrjetet sociale është si Cristiano Ronaldo i vërtetë, në fushë ka ende shumë për të provuar. Ronaldo Vieira, blerja e re e Sampdoria, ka bërë të flitet për të, të paktën në "Twitter". Klubi xhenovez ka vendosur ta paraqesë atë tek tifozët duke përdorur të njëjtën imazh të përdorur nga Juventusi për Cristiano Ronaldo dhe që ka marrë popullaritet të madh në rrjetet sociale. Në mënyrë të pashmangshme tifozët e Sampdorias presin shumë prej tij. Në këto momente topi është i Ronaldo Vieira.

EMISIONET