Dëshira nuk i ka mjaftuar kombëtares shqiptare për të mposhtur Jordaninë, me kuqezinjtë që nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0. Në miqësoren e luksit të zhvilluar në "Elbasan Arena", të besuarit e Christian Panuccit tentuan të tundin rrjetin me të gjitha mënyrat, por fati dhe pritjet e portierit mik lanë të pandryshuara rezultatin e takimit deri në fundin e tij.

Takimi nisi me miqtë të cilët tentuan të gjenin golin, por rastet më të pastra i kishin kuqezinjtë tanë, me Grezdën e Manaj që shpërdoruan nga fare pranë. Kujtojmë që në dy raste kuqezinjtë pretenduan për një penallti, por kryesori nuk akordoi asgjë.

Në fraksionin e dytë, Panucci tentoi të ndryshonte fytyrën e skuadrës, duke hedhur në fushë, Emanuele Ndoj, Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni, por që pavarësisht aksioneve të krijuara, finalizimi la për të dëshiruar, diçka që shpresojmë ta korigjojmë pas katër ditësh.

Përfundimisht barazim 0-0, një rezultat që nuk të jep shumë shpresë për takimin e radhës ndaj Izraelit, i cili është programuar për tu luajtur në Beer Sheva të dielën e 14 tetorit.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 

Mbyllet takimi

70' Manaj futet me forcë në zonë, godet por sfera ndalohet nga mbrojtësi jordanez

60' Jashte loje Binaku, ne fushe Lenjani

51' Balaj tenton te befasoje, por goditja e tij ndalet nga portieri

46' Zëvendësime te Shqipëria. Aktivizohen Uzuni, Ndoj e Balaj,- Xhaka, Grezda e Ramadani lënë fushën

46' Nis pjesa e dytë

45+2' Mbyllet pjesa e pare:  Është mbyllur pjesa e parë në "Elbasan Arena", me Shqipërinë dhe Jordaninë që nuk kanë shkuar më larg se një barazim pa gola 0-0. Takimi nisi me miqtë të cilët tentuan të gjenin golin, por rastet më të pastra i kishin kuqezinjtë tanë, me Grezdën e Manaj që shpërdoruan nga fare pranë. Kujtojmë që në dy raste kuqezinjtë pretenduan për një penallti, por kryesori nuk akordoi asgjë.

45' Akordohen dy minuta shtesë

44′ Aksion fantastik nga e majta, me Binakun që avancon dhe pason bukur për Manajn në zonë, ky i fundit ka gjuajtur, por ka pritur portieri.

42' Manaj tenton te bej gjithcka vete, por goditja le per te deshiruar 

23' Pretendime per penallti nga Shqiperia, arbitri nuk shikon kontakt

11' Gavazaj hedh një top në zonë, Grezda i vetëm përballë portierit e dërgon sferën lart kuadratit

9′ Veseli zëvendëson Mihajn e dëmtuar.

Nis takimi në "Elbasan Arena"

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE

Formacionet zyrtare:



/Ora News.tv/