Nga Brukseli, ku merr pjesë në samitin e NATO-s, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç është shprehur se kombëtarja e vendit të saj do të jetë fituese e në finalen e së dielës në Moskë.

"Ishte e mrekullueshme, sepse të gjithë aleatët ishin të gëzuar për të gjithë ne, kryesisht",-shtoi ajo para se të jepte parashikimin e saj: "Ky do të jetë një samit i suksesshëm dhe ne do të fitojmë të dielën".-tha Grabar-Kitaroviç për "AP".

Grabar-Kitaroviç, e cili u ul në tryezë së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe u fotografua në këtë ngjarje me presidentin amerikan Donald Trump, ka çdo të drejtë të ndjehet i sigurt për suksesin, pasi Kroacia ka treguar një futboll të bukur dhe mjaft cilësorë.

Kroacia arriti për herë të parë në finalen e një turneu të madh futbollistik, pas fitores me 2-1 ndaj Anglisë në stadiumin "Luzhniki" të mërkurën. Në finalen e së dielës, Kroacia do të gjej përballë Francën e Didier Deschamps.



/Ora News.tv/