Presidenti Meta vlerëson me "Nderi i Kombit" dy mjeshtrit e valles popullore

Presidenti Meta vlerëson me "Nderi i Kombit" dy mjeshtrit e

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me dekoratën "Nderi i Kombit" valltarët shqiptarë Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku. Kreu i shtetit i konsideroi ata ambasadorë të kulturës shqiptare, të cilët kanë përfaqësuar denjësisht vlerat e trashëgimisë sonë në skenat brenda vendit por edhe në mbarë botën.

Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku, i kushtuan një jetë valleve shqiptare. I interpretuan ato me mjeshtëri në çdo skenë anë e mbanë botës dhë rrëmbyen duartrokitjet e shqiptarëve e dashamirësve të artit. Dy artistët e njohur të kulturës shqiptare u vlerësuan të hënën me dekoratën "Nderi i Kombit" nga Presidenti Ilir Meta për pasionin, përkushtimin por edhe përfaqësimin dinjitoz të vlerave të trashëgimisë kulturore.

Kreu i shtetit i konsideroi artistët si ambasadorë të kulturës shqiptare

Meta: Në çdo shfaqje e festival ku kanë marrë pjesë, ata kanë shpalosur me interpretimin e tyre vlerat më të larta të artit koreografik shqiptar. Artistja e madhe, Lili Cingu është vlerësuar nga kritikët e artit botëror si “Perëndesha e valles” dhe është nderuar me çmime, urdhra e medalje të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Rexhep Çeliku, biri i një familje gjirokastrite të traditës kombëtare, ndoqi trashëgiminë e të atit duke e gdhendur vallen popullore shqiptare në tempullin e kulturës.

Vlerësimin dy valltarët e ndanë me kolegët të cilët kanë bashkëpunuar ndër vite.

Emblemat e valles shqipe, Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku iu bashkuan Ansamblit Popullor në moshën 16-vjeçare.

EMISIONET