Presidenti Meta viziton “Strehën e Parë Vorfnore” në Tiranë

Presidenti Meta viziton “Strehën e Parë Vorfnore” në

Në jubileun e 100-vjetorit të themelimit të “Strehës së Parë Vorfnore” në Shqipëri dhe me rastin e festave kombëtare të 28-29 Nëntorit, institucioni i Presidencës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë promovuan sot “Javën e Fëmijëve Jetimë” e cila do zhvillohet, nën kujdesin e veçantë të kreut të shtetit.

Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në “Strehën e Parë Vorfnore”, në Tiranë, për të përkujtuar, vlerësuar por edhe për t’i shprehur mirënjohjen familjeve tiranase për humanizmin e shkëlqyer që kanë treguar ndaj fëmijëve jetimë.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të familjeve Hallulli, Harasani dhe Fico, personalitete të artit dhe kulturës, Zhani Ciko, Ardit Gjebrea, Rajmonda Bulku, Bujar Kapexhiu, Muntaz Dhrami, Justina Alia, Mimika Luca, etj., si edhe përfaqësuesit më të lartë të komuniteteve fetare.

Në bashkëbisedimin me ta, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e sensibilizimit për më shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj fëmijëve jetimë.

Presidenti Meta tha se mesazhi i solidaritetit, i ndihmës dhe i mbështetjes për fëmijët jetimë, është mesazhi kryesor që synohet të përcillet nëpërmjet veprimtarive që do zhvillohen edhe në Presidencë gjatë “Javës së Fëmijëve Jetimë”.

EMISIONET