Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndjekur nga afër finalen e Kupës së Shqipërisë, ku skuadra e Skënderbeut u shpall kampion.

Në përfundim, Meta i dha medalje futbollistëve të Skënderbeut dhe atyre të Laçit.

"Urime ekipit të Skënderbeut për trofeun e dytë, Kupën e Shqipërisë. Përgëzime të sinqerta ekipit të Laçit që dhuroi një garë të fortë e të barabartë deri në minutën e fundit", shkruan Meta në Facebook.

Korçarët fituan Kupën e Shqipërisë në një përballje me Laçin në "Elbasan Arena", duke fituar me rezultatin minimal 1-0.

/Ora News.tv/