Presidenti i Zimbabve akuzon ish-Zonjën e Parë për atentatin për ta vrarë

Presidenti i Zimbabve akuzon ish-Zonjën e Parë për atentatin

Presidenti i Zimbabve, Emmerson Mnangagwa tha se një grup i lidhur me ish-Zonjën e Parë ishte pas atentatit për ta vrarë.

Dy persona humbën jetën dhe më shumë se 40 të tjerë u lënduan në një shpërthim gjatë tubimit të Mnangagëa në Bulawayo të shtunën.

Presidenti tha për BBC se dyshonte që grupi G40, i cili mbështeste Grace Mugabe në garën presidenciale, kishte kryer sulmin.

Bashkëshorti i Zj. Grace, Robert Mugabe, u hoq nga pushteti vitin e kaluar.

Dyshimi vjen pasi ish-Zonja e Parë synonte të arrinte suksesin e burrit të saj si udhëheqës vend dhe sipas tyre ky ishte një faktor kontribues për tranzicionin politik dhe përfshirjen e ushtrisë në të.

Mnangagwa tha për BBC se pret që arrestimet të bëhen së shpejti.

"Nuk e di nëse ishte një individ, por mendoj se ishte më shumë sesa një person. Ky është  një veprim politik nga disa persona të mërzitur,"-tha ai.

Mnangagwa dhe Mugabe ishin dy kandidatët kryesorë për tu bërë president.

Ai tha se Mugabe e kishte fyer në të shkuarën.

Pavarësisht përpjekjes së dukshme për ta vrarë, Mnangagwa tha se Zimbabve ishte i qëndrueshëm dhe se investitorët e huaj nuk duhet të shqetësohen.

"Nuk do të ketë shtrëngim të sigurisë në të gjithë vendin dhe zgjedhjet e planifikuara për muajin e ardhshëm do të ecnin përpara në mënyrë të lirë dhe të drejtë,"-tha ai.


EMISIONET