Presidenti i nderon me "Flamurin Kombëtar" 38 martirët e vrarë

Presidenti i nderon me "Flamurin Kombëtar" 38 martirët e

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka nderuar me urdhrin shtetëror të flamurit kombëtar, 38 martirët e vrarë dhe të persekutuar nga regjimi komunist.

Në prani të krerëve të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësuesve të politikës, trupit diplomatik, besimit fetar si dhe familjarëve të martirëve, në emër të shtetit shqiptar, Presidenti u kërkoi ndjesë të gjithë atyre që u vranë apo ranë pre e regjimit të egër totalitar.

Nishani: U kërkoj një falje të sinqertë në emër të shtetit që më ka zgjedhur të shërbej dhe të jem me devotshmëri si simbol i unitetit të popullit, familjarëve dhe pasardhësve të viktimave të panumërta të diktaturës komuniste, edhe atyre që ende nuk u janë gjetur as eshtrat. Ti kërkoj falje kishës katolike.

Kreu i Shtetit shfrytëzoi këtë ceremoni për të evidentuar atë që e quajti rikthim të nostalgjikëve enveristë, duke kujtuar vlerësimin me medalje që ju bë hetuesit të At Zef Pllumit.

Nishani: Sado të ç’merituar, shumë prej nesh jemi dëshmitarë të rikthimit të nostalgjikëve enveristë. Edhe të krenarisë kriminale për figurat e regjimit që u përmbysën në vitin 1990, u vlerësuan me medalje shumë prej veglave më kriminale të diktaturës, njëri prej tyre ishte dhe hetuesi i At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit.

Presidenti i adresoi një propozim Parlamentit, për të hartuar një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale dhe shpalljen e pafajësisë, në fillim për 38 martirët dhe më pas për të tjerët.

Nishani: Propozoj sonte që Parlamenti shqiptar të hartojë një ligj të posaçëm për Gjykatën Speciale, duke ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë për të iniciuar procesin e vonuar dhe të domosdoshëm të rigjykimit me kërkesë të dhënies së pafajësisë, duke nga këta 38 martirë si një masë e domosdoshme, si dallimi esencial të lirisë nga tirania, si reflektim i shoqërisë mbi të mirën dhe të keqen , si ndarjen e saj me të kaluarën duke shëruar plagët e saj.

Pak ditë më parë, Vatikani shpalli të lumë 38 martirët, në një ceremoni të organizuar në Shkodër.

EMISIONET