Avokati i famshëm grek, Alexis Kougias, njëherësh edhe presidenti i klubit grek, AEL Larissa  ka publikuar në faqen zyrtare të klubit të tij një deklaratë të fortë lidhur me bastet dhe përfshirjen e shqiptarëve në to.

Gjithçka ka të bëj me shqiptarët, të cilët sipas Kougias, kanë marrë klubin e Panachaiki të Patras, aty ku dekada më parë kanë luajtur edhe shqiptarë të tjerë. Në deklaratën e tij, Kougias ka paralajmëruar gazetarët se do të humbasin pagat e tyre nëse vendosin baste sportive. Ja çfarë shkruan konkretisht Kougias.

"Dua të shikoj se çfarë do të ndodh me shqiptarët që ikën nga Larissa dhe kaluan te Patras. Shpresoj që të mos na ikin themelet, vetëm nëse kemi zëvendësime. Jo për gjë tjetër, por shqetësohem si njeri, sepse mos ndoshta disa gazetarë humbasin rrogat e tyre nëpër baste. "-thuhet mes të tjerash në deklaratën e presidentit të klubit në faqen zyrtare të AEL.

Një lajm që nxjerr zbuluar sërish shqiptarët, të cilët i konsideron si koka të mafias dhe manipulimit të ndeshjeve.



/Ora News.tv/