Presidenti i gjigandit europian: Nuk do i paguaja 100 milion euro për një plak si Ronaldo

Presidenti i gjigandit europian: Nuk do i paguaja 100 milion euro për

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness vazhdon të thumbojë në distancë Juventusin. Në një intervistë të shkurtër për "Bild", Hoeness ka theksuar edhe njëherë se shifra e shpenzuar për të firmosur me Cristiano Ronaldon ishte tepër e lartë.

"Bayern Munich nuk ka qenë kurrë në garë për Cristiano Ronaldo për shkak të mosgatishmërisë së tyre për të paguar çmimin e madh për nënshkrimin e tij".-tha numri 1 i kampionëve të Bundesligës.

Sidoqoftë, Hoeness ka pohuar se edhe nëse do i ishte paraqitur shansi klubit të tij gjerman për të nënshkruar me Ronaldon, mosha e tij do të kishte parandaluar çdo lloj marrëveshjeje.

"Ne do ta kishim paguar atë shumë me sy mbyllur nëse ai do ishte 24 vjeç por ai është 33 vjeç
, "-shpjegoi ai.

Një fakt i cili nuk e pengoi aspak Juventusin për të derdhur plot 100 milion euro në arkat e Realit gjatë verës. Megjithatë, ajo që ka më shumë rëndësi është fakti që Ronaldo e ka përligjur atë shifër të paguar për të, pasi ai ka shënuar 11 gola dhe dhuruar 6 asiste në 18 ndeshje me bardhezinjtë deri tani këtë sezon.

EMISIONET