Pavlopulos i kujton Shqipërisë: Sjelljet ndaj pakicës greke, pengesë e pakapërcyeshme për në BE

Pavlopulos i kujton Shqipërisë: Sjelljet ndaj pakicës greke,

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos i ka kujtuar edhe një herë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria në perspektivën e saj të integrimit evropian.

Gjatë një mesazhi me rastin e festës kombëtare të 25 marsit, kreu i shtetit helen vuri theksin në respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Pavlopulos: Sa i përket fqinjit tonë Shqipërisë, ne nuk jemi kundër perspektivës evropiane. Megjithatë, kjo është një parakusht për respektimin e plotë dhe të ndershëm të së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane, dhe kështu për respektimin e sundimit të ligjit dhe të të drejtave themelore të njeriut.

 Prandaj, sjelljet si këto ndaj pakicës kombëtare greke, të cilat nënvlerësojnë brutalisht vlerën e jetës njerëzore ose shkelin të Drejtat Fondamentale, p.sh. e drejta për pronë, përbën një pengesë të pakapërcyeshme për ecurinë evropiane të Shqipërisë.

“Pengesë përbën dhe çdo pretendim krejt pa bazë, gjoja ‘të drejtash’ të çamëve shqiptarë, bashkëpunëtorë të egër të nazizmit, siç është vërtetuar dhe historikisht”, shtoi Presidenti grek, shkruan Ekathimerini.

EMISIONET