Presidenti Duka merr pjesë në takimin BE-UEFA, nga 2020 futbolli në axhendën financiare europiane

Presidenti Duka merr pjesë në takimin BE-UEFA, nga 2020 futbolli

Të mërkurën në Bruksel, është zhvilluar takimi strategjik ndërmjet Bashkimit Europian dhe UEFA-s mbi përfshirjen e futbollit në axhendën financiare europiane nga viti 2020 e në vazhdim. Takimi organizohej nga Komiteti Europian i Rajoneve dhe vlerësohet si historik nga pikëpamja e angazhimit dhe përfshirjes së BE-së në mbështetjen e futbollit si mënyra më e drëjtpërdrejtë për sigurimin e kohezionit social.

Komiteti Europian i Rajoneve dhe UEFA, nëpërmjet këtij takimi kërkojnë të ndërtojnë një urë lidhëse nëpërmjet instrumentit financiar të UEFA-s për investimet dhe Fondeve Europiane Strukturore, të cilat janë dhe pjesa më e madhe e buxhetit të Qeverisë europiane të futbollit. Presidenti Duka mori pjesë në cilësinë e Zëvëndës Presidentit të Komitetit HatTrick.

Në këtë takim u nënvizua impakti pozitiv që futbolli ka në ekonomi, socializimin e rajoneve, shëndetin publik, dhe bashkëpunimin intensiv që UEFA ka me të gjitha strukturat e Bashkimit Europian. Gjatë takimit u diskutua edhe mbi rëndësinë e Fondeve Strukturore Europiane, të cilat janë një mundësi konkrete për të forcuar financiarisht jo vetëm UEFA-n, por edhe federatat anëtare. Ky proces, nëpërmjet shtimit të fondeve për Federatat anëtare, si edhe ridimensionimin e influencës së UEFA-s, krijon kushtet e një bashkëpunimi me struktura të mirëfillta politikbërëse, si Komisioni Europian apo Komiteti Europian i Rajoneve.

Të gjithë pikat e diskutuara sot në Bruksel, do të jenë në axhendën e mbledhjes së rradhës të Komitetit Ekzekutiv të Investimeve, për të çuar përpara këtë nismë të përbashket europiane që i jep një dimension të ri lojës së futbollit.


EMISIONET