Çifti presidencial Trump ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish zonjës së parë Barbara Bush: "Si grua, nënë, gjyshe dhe ish-zonjë e parë, zonja Bush ishte një avokate e familjes amerikane. Zonja Bush do të mbahet mend gjatë për përkushtimin ndaj vendit e familjes, ndaj të cilave shërbeu pa u lodhur

Barack dhe Michelle Obama, ish çifti presidencial, gjithashtu shprehën ngushëllimet e tyre lidhur me znj. Bush dhe  e përshkruan atë si shkëmbi i një familjeje dedikuar ndaj shërbimit publik

Obama: "Bush, shembulli i përulësisë dhe mirësjelljes që pasqyron shumë mirë frymën amerikane"

Ndërkohë, Bill dhe Hillary Clinton u shprehen se nuk do ta harrojnë kurrë mirënjohjen që ka treguar zonja Bush: "Barbara Bush i dha një mbështetje të madhe familjes, miqve dhe vendit të saj"

/Ora News.tv/