President i përbashkët, ide vrastare për Kosovën!

President i përbashkët, ide vrastare për Kosovën!

Ideja e kryeministrit shqiptar Edi Rama e shpalosur në 10 vjetorin e pvarësisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po citoj; "Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veq ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë", përveqse mungesë respekti, është atak i drejtëpërdrejtë ndaj pavarësisë së shtetit tonë, është kundër integrimit të Kosovës në BE, OKB dhe NATO.

Hipokrizia e kryeministrit shqiptar Edi Rama është aq e thellë dhe e rrezikshme për Kosovën, sa vetë idetë e presidentit Vuçiq për Kosovën. Ajo që deklaroi kryeministri shqiptar në përvjetorin jubilarë të shtetit tonë, përveqse marrëzi politike, është një aventurë e çmendur e tij e elaboruar paraprakisht në kuzhinat e Beogradit dhe Moskës.

Propozimet e Edi Ramës nuk përkojnë fare me realitetin kohor

Të propozosh një president të përbashkët për Kosovën e Shqipërinë, në një periudhë kohore kur platforma e bashkimit kombëtar është tepër larg realitetit, kur në procesin e integrimeve evropiane bashkimi po shihet si koncept i realizueshëm vetëm përmes hyrjes së përbashkët të shqiptarëve në Bashkimin Evropian.

Pas deklaratës së Edi Ramës fshihen plane të errëta dhe destruktive të armiqve të Republikës së Kosovës. Bashkimi kombëtarë është një proces i gjatë evolutiv. Për ata që i kuptojnë proceset e bashkimit të dy shteteve, gjegjësisht një kombi të ndarë siq jemi ne shqiptarët asgjë nuk mund të kryhet brenda një afati të shkurtër kohor.

Hapi i parë dhe më i madh drejt bashkimit kombëtarë është krijimi i shtetit të Kosovës dhe njohja e pavarësisë së saj nga bashkësia ndërkombëtare.

Të gjithë jemi pro bashkimit të trojeve tona, por janë disa kritere, apo më mirë të themi disa parakushte që ne si dy shtete (Shqipëri e Kosovë) akoma jemi largë plotësimit të tyre, si: forcën ekonomike, forcën ushtarake dhe forcën politike që të vendosim për fatin tonë.

Shëmbulli më i mirë dhe më praktik i bashkimit të shqiptarëve në Ballkan është ai i bashkimit të dy shteve gjermane. Çdo formulë tjetër në rrethanat aktuale politike do të ishte vrastare për shtetin e Kosovës.

Hipokrizitë e një demagogu

Hapi i parë i bashkimit kombëtarë është mbrojtja e integritetit territoarial të dy shteteve tona (shqiptare). Përderisa qeveria shqiptare nën udhëheqjen e Edi Ramës ushtrojnë presion të paparë ndaj qeveritarëve në Prishtinë për kompromise të dhimbshme, në këtë rast faljen e territoreve fqinjëve tonë në njërën anë, dhe pa bërjen e asnjë përpjekje për futjen e pjesës së Mitrovicës së ndarë (e legalizuar si Mitrovicë Veriore) në planin e integruar të sistemit shtetëror dhe administrativ të Kosovës, për më tepër se hipokrizi, është demagogji e sojit të tradhtarëve të kombit.

Bashkimi kombëtar është proces, realizimi i të cilit varet nga hapërimi dhe rrugëtimi ynë si komb dhe shoqëri njerëzore konform rrethanave kohore, sferave të interesit të qendrave të vendosjes, rendit të ri politik botëror dhe aftësisë sonë për të përfituar nga interesat e SHBA-së në Ballkan.

Rruga drejt bashkimit kombëtar nuk kalon përmes bisedimeve me Beogradin në Bruksel, por përmes lidhjeve të fuqishme të bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Tiranës, me zhvillimin ekonomik të të dyja shteteve shqiptare, pa anashkaluar lidhjet e bashkëpunimit me shqiptarët në trojet e pushtuara etnike. 

Bashkimin kombëtar jo vetëm se nuk mund ta realizojnë, nuk kanë të drejtë as ta promovojnë si ide mbeturinat e mortajës komuniste, që për një gjysmë shekulli e tjetërsuan qënien kombëtare të shqiptarëve në trojet etnike. Bashkimi kombëtar nuk arrihet brenda natës, nuk arrihet as me "shkop magjik" siç e trumbetojnë ideologët e dështuar politikë. 

Klasa aktuale politike në Tiranë dhe në Prishtinë që për çdo ditë i vjedhin dhe keqtrajtonë shqiptarët në njërën anë, ndërsa në tjetrën vazhdojnë të bëjnë pazare të fshehta me fqinjët për shitjen e territoreve shqiptare, nuk e kanë të drejtën të zënë në gojë idenë e bashkimit kombëtarë.

Pseudopatriotët e maskuar nën petkun e "bashkimit kombëtar"

Pseudopatriotët e sojit të Edi Ramës, të maskuar nën petkun e "bashkimit kombëtar", të lidhur me Moskën e Beogradin, me qëllim e harrojnë faktin e pamohueshëm se Pavarësia e Republikës Kosovës është hapi më i madh drejt bashkimit kombëtar në këto njëqind vitet e fundit. Miqësia që lidhi presidenti historik me faktorin kyç të lirisë tonë-SHBA-të, është garancia më e fuqishme e ekzistencës së shtetit tonë kundrejt synimeve grabitqare të vargonjve serbosllavë.

Fillimisht, shqiptarët në të dy anët e kufirit duhet të këndellen nga agonia e pritjeve të gjata, për largimin sa më parë të këtyre elitave të korruptuara politike për sjelljen në pushtet të atdhetarëve të mirëfilltë, që e duan me shpirtë atdheun e tye, që për asnjë lloj çmimi nuk e negociojnë integritetin territorial të vendit të tyre me armiqt shekullorë.

EMISIONET