Pasi refuzoi postin e trajnerin të Benfikës, Jose Mourinho i sugjerohet Realit të Madridit.

Të paktën kështu shkruan gazeta angleze "The Sun", që ka pohuar se Florentino Perez ka kontaktuar tashmë agjentin e portugezit, Jorge Mendes.

"Special One" shihet si njeriu ideal për të përmirësuar rezultatet e skuadrës "Los Blancos", që deri në këtë pikë të sezonit është drejtuar nga dy teknik, fillimisht nga Julen Lopetegui dhe tanimë nga Santiago Solari.

Nëse Mourinho zyrtarizohet te Reali, ky do të ishte një rikthim i tij në Madrid, pasi e drejtoi mes sezoneve 2010-2013.



/Ora News.tv/