Prerja e paligjshme e pyjeve, fenomen shqetësues në Dardhë

Prerja e paligjshme e pyjeve, fenomen shqetësues në Dardhë

Prerja e paligjshme e pyjeve dhe kontrabanda e lëndës drusore mbetet fenomen shqetësues në Juglindje të vendit pavarësisht moratoriumit e masave të marra për zbatimin e tij.  Rasti më i fundit është zbuluar në zonën Turistike të Dardhës ku ishte prere pa kriter një sasi lëndë drusore. Policia ka nisur hetimet për rastin!

Prerja e paligjshme pyjeve në Korçë mbetet fenomen shqetësues pavarësisht moratoriumit dhe kontrolleve të agjensive ligjzbatuese.

Një sasi e konsiderueshme lënde drusore u gjet e prere në zonën turistike të Dardhës gjatë një kontrolli të Inspektoriati të Mjedisit.

Umberto Toshi: "Ne po vijojmë me një sërë aksionesh në kontrollet në pyje, ku është konstatuar lënda drusore e prerë."

Drurët ishin prerë pa kriter nga kontrabandistët ndërsa ishin lënë të thaheshin para së të transportoheshin

Umberto Toshi: "Po punojmë për evidentimin dhe indentifikimin e autorëve që kanë kryer këto shkelje në pyje. Materiali drusor do të sekuestrohet."

Policia ka nisur një hetim për këtë rast të prerjes së paligjshme të pyjeve  me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.

Ndërkohë që kontrollet do të jenë të vazhdueshme në të gjithë zonat pyjore të Korcës,  thotë  kreu i  Inspektoriati i Mjedisit

Umberto Toshi: "Do vijojnë kontrollet në territor si për evidentimin elëndëve narkotike, gjithashtu dhe për prerjet e paligjshme në pyje."

Masakra e pyjeve prej vitesh ngelet një fenomen shqetësues në juglindje. Janë të shumta zonat në të cilat kryhen prerjet e paligjshme duke përmendur zonën e Lozhanit dhe Vithkuqit.

EMISIONET