Ish-drejtori i Policisë, Ahmet Prençi i ftuar në "360Gradë" në Ora News shprehet se kapja e sasisë prej 613 kg kokainë është një rezultat spektakolar për policinë, ndërsa shton se shqetësues është fakti që Shqipëria është kthyer në vend për përpunimin e drogës.

Pjesë nga biseda: 

Prençi: Që të vijë një sasi kaq e madhe për policinë shqiptare është një rezultat spektakolar. Do e kishte zili edhe DEA amerikane. Kapja e 180 milionë eurove që nuk janë më në duart e krimit, është gjë e mirë. Ne kemi kapur deri në 10 kg kokainë edhe me ndihmën e DEA. Kjo sasi e vogël ishjte për konsum. Një sasi e madhe e tillë tregojnë këtu janë krijuar premisa dhe ambient i favorshëm për përpunimin e një sasie të tillë.


/Ora News.tv/