“Oskari dhe tezja Rozë”, premierë në Teatrin Eksperimental

“Oskari dhe tezja Rozë”, premierë në Teatrin

Stina teatrore 2018-2019 e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të çelet me premierën “Oskari dhe tezja Rozë”. Vepra e shkruar nga Eric-Emmanuel Schmitt vë në qendër jetën e Oskarit 10-vjeçar që nuk e di se vuan nga leuçemia. Tezja Rozë, e luajtur nga aktorja e madhe e skenës shqiptare Roza Anagnosti, është njeriu i vetëm që përpiqet t’i japë kuptim ditëve të tij të fundit.

Roza Anagnosti: Jam shumë e lumtur në një farë mënyre si krijuese që jam pjesëtare e këtij kasti. Përgjegjësia ime është sa unë do të materializoj këtë figurë.

“Vepra ka ardhur nga shqetësimi i teatrit për problematikat e brendshme të shoqërisë. Ka një qëndrim të fortë të autorit, mendoj edhe të shfaqjes për familjen”.

Aktorët Roza Anagnosti, Françeska Hysi, Franc Bregu dhe Juxhin Plovishti do të ngjiten në skenë në datat 13 dhe 14 tetor për të sjellë historinë e Oskarit të vogël me shpirt të madh e luftarak.

“Oskari dhe tezja Rozë” do të shfaqet në skenën e Teatrit Eksperimental për dy fundjava, para se të nisë turin shëtitës nëpër të gjithë teatrot e Shqipërisë.

 

EMISIONET