Një nënë ka shpërndarë videon prekëse të momenteve të fundit që ka kaluar me djalin e saj para se ta japë për adoptim.

Hannah Mongie, tani 21 vjeçe, mbeti shtatzënë para dy vitesh me të dashurin e saj prej 8 javësh, Kaden Whitney.

Të dy e diskutuan faktin që ta japin për birësim, por pas vdekjes së partnerit, Hannah vendosi të bëjë më të mirën e foshnjes.

Qëndroi me djalin e saj vetëm 48 orë për t’ia dorëzuar prindërve të rinj, Brad dhe Emily Marsh.

“Nëse nuk do të doja, nuk do isha në këtë pozitë dhe nuk do të të jepja tek kjo familje e mrekullueshme. Do të të jap të gjitha puthjet që mundem para se të firmos për të të dhënë tek Brad dhe Emily. Të dua Taggart Cayden Marsh. Djali im i vogël. Nëna jote të do, Hannah,” – thoshte ajo në videon prej 9 minutash.

Të dy menduan se janë shumë të rinj për tu martuar e për tu bërë prindër, prandaj vendosën që ta jepnin për birësim. Fatkeqësisht, Kaden humbi jetën kur ishte në gjumë dhe ai ishte momenti kur Hannah u trondit jashtëzakonisht shumë.

Me ndihmën e familjes, arriti të merrte veten dhe të realizonte ëndrrën që kishin të dy për foshnjen. Hannah është shumë e afërt me familjen e re të Taggart dhe shkon shpesh për ti vizituar e për të parë djalin e saj të vogël.

/Ora News.tv/