Arriti të fitonte betejën më të vështirë, atë me kancerin dhe po i kthehej jetës normale: Do të shkonte të punonte në shkollë si mësuese asistente. Por Caroline Nelson, 45 vjeçe nuk mbërriti kurrë në institutin Helensburgh, të Skocisë, sepse humbi jetën në një aksident rrugor.

Ajo që duhej të ishte dita e parë e punës pasi kishte përfunduar trajtimin mjekësor, u kthye në ditën e fundit të jetës së saj. Karolinë ishte nëna e dy fëmijëve, një 8 dhe 6 vjeç.

Shpesh në faqen e saj në facebook kishte shkruar për betejën e saj kundër kancerit, dhe ia kishte dalë ta mposhte.

BBC shkruan se ndërsa gruaja po shkonte në punë, makina e saj u përplas me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy të moshuar.  

Dy të moshuarit ndodhen në spital në gjëndje të rëndë ndërsa 45 vjeçarja humbi jetën në aksident.

/Ora News.tv/