Prekëse, 2-vjeçari këndon 'bye bye Daddy' në gurin e varrit të babait

Një nënë ka ndarë momentin prekës kur djali i saj 2-vjeçar i dha lamtumirën babait të tij në gurin e varrit.

Darren Langton vdiq papritur në moshën 33-vjeçare nga shkaqe të panjohura në shtëpinë e tij në Dorchester, Dorset. Ai u nda nga jeta tre ditë pas ditëlindjes së parë të Harvey në tetor 2017.

Nëna e Harvey, Jessica Pillinger u përpoq ta mbante gjallë kujtesën e Darren duke vizituar gurin e tij përkujtimor çdo të diel dhe duke vendosur lule aty.

Në videon emocionale shihet djali mbi gurin e varrit që luan me makinat e vogla të tij dhe këndon 'bye bye Daddy' ose 'mirë u pafshim babi' në mënyrë të përsëritur.

Jessica ndau videon për të treguar lidhjen e veçantë të djalit dhe babain e tij edhe pse jeta nuk i lejoi të ishin bashkë.



EMISIONET