Një 23-vjeçar u arrestua në Shkodër si i dyshuar për atentatin e dy viteve më parë ndaj ish-boksierit të Vllazisë Nelson Hysa, i cili tashmë ëstë në qeli si pjesë e grupit të Bajrave. 23-vjeçari, Valter Ksolla, për dy vite besohet se është fshehur në zona të ndryshme, derisa u vu në pranga në Grudë të Re, teksa strehohej nga dy vëllezër që po ashtu u vunë në pranga.

Dy vjet pas atentatit ndaj ish-boksierit kampion të Vllaznisë, Nelson Hysa (në foto), i cili tashmë është arrestuar si pjesë e grupit "Bajri", policia ka vënë në pranga autorin e dytë të sulmit me armë.

23-vjeçari, Valter Ksolla, u arrestua nga Policia në fshatin Grudë e Re, ku qëndronte i fshehur.

Ai dyshohet si autori i plagosjes së boksierit në atentatin e 6 majit të vitit 2017, kur e qëlluan me dy plumba pistoletë.

Sipas policisë, atentatin 23 vjeçari e kreu në bashkëpunim me Kolë Prongnin, të arrestuar në qershor të po atij viti në Mal të Zi.

Gjatë aksionit të koduar "Gruda", policia arrestoi edhe vëllezërit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, të cilët kanë strehuar Ksollën ndërkohë që ishte në kërkim nga policia për vrasje në tentativë.

Ndërsa të dielën e 14 prillit ata kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së një 50-vjeçari.

Nelson Hysa u arrestua mëngjesin e 9 marsit në kuadër të operacionit "Oaz".

Ish-kamioni akuzohet si pjesëtar i grupit kriminal të Bajrajve, që u godit nga policia vitin e kaluar dhe aktualisht është në qeli me akuzat "pjesëmarrje në organizata kriminale", "grup i strukturuar kriminal" dhe "paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim".

/Ora News.tv/