Prej 1 mijë ditësh kanë arrestuar avokatin, ja çfarë bën gruaja për të marrë përgjigje

Gruaja e një avokati të ndaluar kinez ka filluar një marshim për më shumë se 100 km që të gjejë përgjigje për fatin e tij.

Li Wenzu ka nisur ecjen nga Pekini për në Tianjin, ku mendon se Wang Quanzhang po mbahet nga autoritetet.

Sipas BBC, ajo tha se nuk kishte dëgjuar asgjë që nga arrestimi i tij 1000 ditë më parë dhe as nuk e dinte nëse ai ishte ende gjallë.

Bashkëshorti i saj është kapur dhe një herë në gusht të vitit 2015 gjatë një goditjeje mbarëkombëtare që arrestoi më shumë se 200 aktivistë.

Aktivistët thonë se goditja "709" ishte një shenjë e intolerancës në rritje të mospërputhjes së mendimeve me presidentin Xi Jinping.

Në një intervistë për Reuters, Li tha: “Ata kanë abuzuar me të drejtat tona. Arrestimi i një personi të pafajshëm, mbajtja pas hekurave për 1 mijë ditë është e tmerrshme. Mendoj se është e dhimbshme.”

Kështu gruaja ka vendosur që të bëjë 12 ditë ecje për të detyruar autoritetet që ti tregojnë cfarë ka ndodhur me bashkëshortin e saj.

EMISIONET