Pranga grosistëve shqiptarë, u kapën me 4 kg heroinë e kokainë në bimësi të dendur

Dy grosistë shqiptarë të shitjes me shumicë të kokainës dhe heroinës, u arrestuan nga karabinierët italianë pas një hetimi të koordinuar nga prokurori i Padovës.

Mediat italiane shkruajnë se puna hetimore filloi në një nga pikat e nxehta të trafikut të drogës, në Arcella.

Këtu agjentët kanë identifikuar një sërë personash të dyshimtë shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës, disa të vendosur në Padova dhe të tjerë jashtë krahinës, pjesa më e madhe shitës të vegjël.

Dy prej tyre kanë pikasur si pjesë e rrjetit të drogës. Me qëndrim të paligjshëm në vend, ata ia kishin dalë të jetonin për një kohë të gjatë përgjatë Rivieres së Brentës.

Zona e Mira ishte baza e tyre, nga e cila ata dorëzonin heroinën dhe kokainën në Arcella. Gjatë transportit, policia i ndaloi duke sekuestruar 1.7 kg kokainë dhe duke i arrestuar ata. Analizat e para të drogës, e nxjerrin atë të një cilësie jashtëzakonisht të pastër.

Hetimet vazhduan në zonën e izoluar ku dy shqiptarët ishin parë disa herë. Me ndihmën e qenve antidrogë, nën një mbikalim me bimësi të dendur, agjentët kanë zbuluar edhe 2 kg heroinë, të paketuar dhe pjesërisht të futur në tokë si dhe mjete për peshimin dhe paketimin.

Në pranga përfunduan Ismet Nure, 36 vjeç dhe Selion Kepi, 28 vjeç, me precedentë për krimet kundër pronës. Arrestimi i tyre u vërtetua nga gjykata.

Sasia e drogës së kapur tregon se çifti ka vepruar në një nivel të mesëm të tregtisë së drogës në zonë.

EMISIONET