Pranga "baronit" grek të trafikimit të substancave Anabolic

Pranga "baronit" grek të trafikimit të substancave Anabolic

Greqia ka shkatërruar  një organizatë kriminale transnacionale  e cila merrej me prodhimin, trafikimin dhe shpërndarjen e substancave doping në Greqi dhe jashtë vendit.

Siç raportojnë mediat greke, finalizimi i operacionit u bë pas shumë muajsh hetime dhe monitorimi nga Departamenti i Policisë Financiare të Policisë Greke.

Arrestimet janë kryer të hënën, 5 nëntor 2018,  në Athinë, Kretë dhe Epir.

Në pranga kanë rënë njëmbëdhjetë anëtarë të organizatës, dhjetë burra dhe një grua, në mesin e tyre  edhe "udhëheqësi" i organizatës.

Anëtari kryesor i organizatës që dyshohet dhe  si kryetari i saj, është Nikos Mastrokostopoulos,
nga Federata Ndërkombëtare e BodyBuilding dhe Fitnessit.

Sipas burimeve të zougla.gr, një tjetër anëtar i bandës që kishte një dyqan në Korydallos, bënte "dorëzimin" e substancave ilegale dhe të rrezikshme me motoçikleta.

Organizata kriminale kishte role të përcaktuara qartë. Anëtarët e saj ishin të specializuar në prodhimin profesional,ruajtjen, marketingun, trajtimin, furnizimin dhe shpërndarjen e paligjshme të substancave të ndaluara anabolic, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin publik.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e organizatës tregtonin ilegalisht edhe preparatet farmaceutike,
të cilat përdoren për të trajtuar efektet anësore nga agjentët anabolic.

Veprimtaria e organizatës kriminale është përcaktuar të paktën që nga prilli i kaluar.

Sa i përket metodologjisë, "lideri" i organizatës e importonte lëndën e parë nga Kina dhe Polonia dhe më pas në një fabrikë në Kretë kryhej i gjithë procesi kimik deri në produktin përfundimtar.

Pas kësaj, anëtarët e tjerë të organizatës angazhoheshin me marketingun dhe shpërndarjen tek
Më pas, ajo furnizoi anëtarët e tjerë të organizatës kriminale për të 'përdoruesit përfundimtarë',  prej të cilëve shumë atletë.

 Trafikimi i përgatitjeve të paligjshme bëhej përmes kompanive me të cilat kishin lidhje ose dhe automjeteve të anëtarëve.

Organizata kriminale ishte aktive në disa zona të Greqisë, kryesisht në Attica, Kretë dhe Epir, duke u zgjeruar edhe jashtë si në Poloni, Gjermani dhe Qipro.

Frabrikë dopingu në Greqi, shiko FOTO-t

Gjatë kontrolleve të policisë në shtëpitë dhe objektet e tjera të përdorura nga anëtarët e organizatës në Atikë, Kretë dhe Epir u gjetën dhe konfiskuan:

141,639 anabolic (tableta, shishe, ampula, shiringa)
301 pilula qetësuese dhe (40) pilula të drogës (MDMA),
6,520 gramë duhan,
6.2 gram kërp,
armë  dhe  thika,
42 fishekë
pajisje mekanike për përgatitjen e preparateve anabolic,lëndë e parë, paketa bosh
19 telefona celularë
9 kompjutera
2 tableta
155,499 euro dhe 136 dollarë amerikanë si dhe një numër dokumentesh me shënime të shkruara me dorë

EMISIONET