Investimet ne rrjetin hekurudhor dhe në infrasttrukturën rrugore do të kenë një peshë kryesore në procesin e integrimit në BE. Ndërsa prioritet në financime nga Bashkimi Evropian do të kenë projektet rajonale. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, në prezantimin e strategjisë sektoriale ka nënvizuar rëndësinë e projekteve Partneritet Publik Privat, ku dhe drejtuesit e automjeteve do të kenë një kosto kundrejt rrugëve më të mira.

Investimet dhe standartet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore do të kenë një impakt të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Ministri Damian Gjiknuri në prezantimin e strategjisë sektoriale të transportit nënvizoi rëndësinë e investimeve në hekurudhë.

Gjiknuri: Do bëjë të mundur që Shqipëria të ndërlidhet dhe me vendet kufitare me një rrjet hekurudhor siç edhe janë prezantuar. Ne kemi marrë një mbështetje nga KE, siç është ndërlidhja me Greqinë dhe me Maqedoninë si dhe rehabilitimi i gjithë hekurudhës në drejtim të Hanit të Hotit.

Ministri edhe një herë është shprehur optimist për projektet Partneritet Publik Privat.

Gjiknuri: Të dukshme të sukseshme, edhe që është e kontrollueshme nga pikëpamja e financimit dhe alokimit të riskut që është përfshirja e partneritetit privat në investimet në ndërtimin e rrjetit hekurudhor shqiptar por edhe një pjesë të riskut të nesërm do ta marrin edhe përdoruesit e rrugës, që do të thotë se përdoruesit e rrugës do të paguajnë për përdorimin e një infrastrukture jashtëzamkonisht të përmirësuar.

Në fjalën e tij,Gjiknuri ka fajësuar qeveritë e shkuara për lënien në mes të akseve të rëndësishme rrugore.

Gjiknuri: By-passet e Fierit dhe Vlorës por tani jemi në një fazë shumë më të avancuar dhe besoj se jemi në fazën e hapjes së procedurave për paraqitjen e ofertave financiare dhe jemi të bindur se brenda këtij viti do të fillojë puna dhe të zgjidhet dhe kjo gangrenë e trashëguar.

Por investime do të ketë dhe në porte.

Gjiknuri: Është fat të kesh det por detin duhet ta shfrytëzojmë.

Në fjalën e tij Gjiknuri ka folur dhe me shifra për investimet.

Gjiknuri: Si pjesë e programit IPA 2016 ku përfitojnë 21 milionë euro që është komponenti i mbështetjes buxhetore, gjithashtu janë 3 milion euro në formën e granteve për mbështetjen teknike.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Mario Mariani ka nënvizuar rëndësinë e investimeve të përbashkëta rajonale, si një mundësi e mirë e thithjes së investimeve.

Teksa dhe një herë ka theksuar se është e nevojshme transparenca në investime.

/Ora News.tv/