PPP si firmat piramidale, Vasili: Borxhi Publik do të rritet deri në 80%

PPP si firmat piramidale, Vasili: Borxhi Publik do të rritet deri në

Pas miratimit të buxhetit vetëm me votat e mazhorancës, LSI ka akuzuar qeverinë se po e çon ekonominë drejt shkatërrimit. Madje kreu i grupi parlamentar të LSI-së i ka krahasur koncensionet me Partneritet Publik Privat me firmat piramidale.

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë , duke i krahasur koncensionet e dhëna nga qeveria me firmat piramidale.

Ai tha se PPP do ta rrisin borxhin publik në 80%.

Vasili: Është preludi, paradhoma e piramidave të reja financiare shumë herë më të rënda se ajo që përballuam në vitin ’97. Këtu do të thotë që të gjithë paratë publike janë futur në piramidë.

Sipas Vasilit edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar ndalimin e koncensioneve, pasi sipas tij po shkatërrojnë ekonominë.

Vasili: Shqipëria në mënyrë të veçantë është paralajmëruar në mënyrë të qartë nga FMN nga Banka Botërorë dhe madje dhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Kërkesa ka qenë një dhe vetëm një. Ndalni koncesionet. 

Kjo do të thotë ndalja e shkatërrimit. Pasi këto koncesione deri tani kanë që arritur vlerën 2.2 miliardë euro dhe projektuar për 3 miliardë, e çojnë borxhin e Shqipërisë mbi 80 e ca %.

LSI do të vazhdojë denoncimet për koncensionet me Parteritet Publik Privat.



EMISIONET