Mbrëmja e 10 shtatorit 2019 do të mbahet mend gjatë nga Elseid Hysaj. 25 vjeçari i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit në "Elbasan Arena" kundër Islandës, shënoi golin e parë me kombëtaren kuqezi.

Mbrojtësit të Napolit iu deshën gjashtë vite pritje për të arritur te goli i parë me kombëtaren dhe këtë e bën me një perlë ndaj skuadrës nordike.

Përmes një statusi në rrjetin social "Instagram", shkodrani ka treguar emocionet e golit, teksa ka premtuar se nuk do të ndalet me kaq.

"Jam shumë i lumtur për golin e parë për këtë komb. Shpresoj të mos ndalem me kaq."-shkruan Hysaj.

Hysaj realizoi golin për 2-1, në fitoren 4-2 që kuqezinjtë morën në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e djeshme ndaj Islandës, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2020.


Tags