Postblloku në Dukagjin s'do hiqet, shpejt goditen grupet kriminale

Fluturimet e para të Guardia Di Financa nuk kanë evidentuar parcela të kultivuara me kanabis sativa në qarkun e Shkodrës.

Kontrollet nga ajri dhe toka janë përqëndruar në zonën e Dukagjinit, ku këtë vit po zbatohet një plan i fortë masash dhe sipas shefit të komisariatit të Shkodrës së shpejti do të nisë goditja e grupeve kriminale.

Hamdi Shullani: I kanë bërë fluturimet e para. Deri tani nuk ka, të paktën nga informacionet që kemi, nuk ka identifikim parcelash. Përsa i përket profilit të grupeve kriminale të cilat i kanë kultivuar vitet e mëparshme, ne kemi profilet e tyre, kemi njerëz të skeduar, po i ndjekim. Në kohën e duhur do të veprojmë në bazë të ligjit.

Pjesë e planit të masave për parandalimin e kultivimit të drogës është edhe postoblloku i vendosur në rrugën e Prekalit, që lidh Shkodren me Dukagjinin, që për Policinë është plotësisht i ligjshëm.

Hamdi Shullani: Në rast se ne hasim një Lazarati dhe po shkon për Dukagjin, kuptohet i kërkojmë kartën e identitetit atij dhe besoj se është e ligjshme.

Postoblloku ka kruijuar edhe një problematike me transportin drejt Dukagjinit, të cilin u kujdes ta sqarojë kryebashkiakja e Shkodrës.

Voltana Ademi: Të miratojmë linjën në mënyrë që ti fusim në një proces aplikimi dhe të tjerët, sigurisht duke aplikuar për të ushtruar transportin e qytetarëve për në Kir dhe Shosh.

Shefi i Komisariatit të Shkodrës dhe kryetarja e Bashksië ishin bashkë në një takim sensibilizues kundër kultivimit të narkotikëve në njësinë administrative Ana e Malit.

EMISIONET