Poshtë makinës u vendosën 300-500 gram tritol, detaje të reja nga shpërthimi në Vlorë

Poshtë makinës u vendosën 300-500 gram tritol, detaje të

Dyshimet të konfirmuara edhe nga policia bëjnë me dije se ishte vendosur një sasi rreth 300- 500 gramësh tritol në poshtë pjesës së përparme të makinës  që drejtohej nga djali i biznesmenit.

I riu, Ines Hajrulla  po dilte nga një lavazh me këtë makinë AA 298SL, që rezulton në pronësi të një tjetër personi por që burimet thonë se e përdorte shpesh.

Makina ka shpërthyer pasi mjeti kishte bërë vetëm pak metra pasi kishte dalë nga një lavazh.  Lënda plasëse ka qenë e pajisur me fitil të lidhur me motorin e mjetin, i cili ka shërbyer edhe si ndezës

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa mjeti ka ecur për inerci edhe rreth 70 metra të tjera dhe është  përplasur me një makinë të dytë.

Ngjarja u shënua paraditen e 27 nëntorit 2017 pranë godinës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore në lagjen ''Hajro Çakërri'', tek Bishti i Kalldrëmi  në një kohë kur në zonë kishte kalimtarë të shumtë të cilët kanë kaluar momente paniku.

I riu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirugjikale dhe ndodhet në rrezik për jetën

Burimet thonë se 25 vjeçari ka humbur një këmbë për shkak të plagëve, ndërkohë që ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës për shkak të xhamave dhe materialeve të tjera të forta.


EMISIONET