Portugalia me ambasador të ri në Tiranë, Meta kërkon bashkëpunim ekonomik

Portugalia me ambasador të ri në Tiranë, Meta kërkon

Portugalia përfaqësohet me një ambasador të ri në Tiranë. Francisco Maria de Sousa Rebeiro Telles i dërgoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta.

Gjatë takimit në këtë institucion, Presidenti Meta vlerësoi nivelin e mirë të bashkëpunimit politik dypalësh dhe theksoi nevojën e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve.

Meta u ndal në mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, ku vlerësoi ekspertizën shumë të kualifikuar të Portugalisë në drejtim të arsimit e trajnimit profesional në industrinë e turizmit.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Portugalia në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe besimin se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2018.

EMISIONET