Portofoli i vjedhur kap hajdutët në Vlorë, autorë të vjedhjes së disa banesave

Portofoli i vjedhur kap hajdutët në Vlorë, autorë të

Vjedhja e portofolit të një shtetasi ka çuar në pranga dy të rinj në Vlorë, por duke zbuluar edhe një seri vjedhjesh të tjera të kryera më herët prej tyre.

Astrit Lushaj 39 vjeç dhe Stiliano Arizi, 34 vjeç u arrestuan në flagrancë pasi dyshohet se në lagjen "Ujë i ftohtë" i kanë vjedhur portofolin shtetasit K.B.

Nga hetimet e kryera të policisë, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera të dokumentuara si më poshtë:

1- Më datë 29.08.2018, është vjedhur banesa e shtetasit I.D, ku është marrë shuma prej 1500 Euro.

2- Më datë 21.08.2018, kanë tentuar t'i vjedhin banesën shtetasit E.D.

3- Më datë 17.08.2018, në banesën e shtetasit B.K, i janë vjedhur 65.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë.

4- Më datën 05.08.2018, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A.Ç.

Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

EMISIONET