Zbulohen emrat e dy personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Porosia" të ndërmarrë  gjatë natës së mbrëmshme (7 shkurt 2018) dhe ditës së sotme.

Personat e shpallur në kërkim janë Egdi Hysenllari dhe Rexhep Kasa.

Ne nje konference per mediat Zv drejtori i Policise Elbasan Edmond Sulaj deklaroi se në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi  E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi  dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ‘Prodhimi  dhe shitja e narkotikëve.

Prokuroria e Elbasanit deklaroi sot arrestimin e 6 personave në në kuadër të precedimit penal nr 1115 viti 2017.

-Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec; 
- Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
- Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec; 
- Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;
- Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.
- Ergest Lipo

Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh. Shtetasve  Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82  kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol.

Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Gjatë  kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1  armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15  celularë si dhe  sasi e konsiderueshme lekësh.

/Ora News.tv/