Arrestohet njëri prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Porosia".

Policia njofton arrestimin e Erges Lipos, 30 vjeç banues në Pogradec.

Ndalimi i tij, u bë në Pogradec pasi, dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive , e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 278/6 dhe 25 të Kodit Penal.

Personat e tjerë të arrestuar janë 

Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;  
- Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec; 
- Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;  
- Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec; 
- Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Në kërkim janë Egdi Hysenllari dhe Rexhep Kasa.

Operacioni u shtri në tre qytete. 

"Porosia" në Elbasan, 6 të arrestuar, 2 në kërkim. Gjenden 82 kallëpë tritoli

/Ora News.tv/