Një aktore e filmave për të rritur, e quajtur Stormy Daniels është ngatërruar në një lidhje intime me  Donald Trump dhe ka ngritur një padi kundër tij duke pretenduar se kontrata që ajo ka firmosur është e pavlefshme.

Stormy Daniels thotë se marrëveshja, e hartuar para zgjedhjeve të 2016-s është e pavlefshme pasi ai nuk e ka firmosur

Avokati personal i z. Trump, Michael Cohen, konfirmoi muajin e shkuar se ai i pagoi asaj në personalisht 130.000 dollarë.

Padia pretendon se z. Cohen u përpoq "t'i bënte presion që të heshtte"

Në një intervistë të vitit 2011 në revistën Touch, aktorja shprehet se nisi marrëdhëniet seksuale me Trump-in në 2006-n, pak kohë pasi bashkëshortja e tij Melani kishte lindur djalin Barron

Raportet u shfaqën përsëri në janar kur Wall Street Journal raportoi se ajo ishte paguar për të nënshkruar një marrëveshje të heshtur në kohën e zgjedhjeve të vitit 2016, gjë që e pengoi atë të diskutonte lidhjen e supozuar.

Z. Cohen tha se presidenti e "mohon furishëm" çdo përfshirje romantike me aktoren e filmave për të rritur

Padia civile, paraqitur në  Los Angeles të Martën thotë se vetëm disa ditë para zgjedhjeve, ajo dhe avokati  iTrump firmosën "marrëveshjen për të heshtur", por jo z.Trump, ndaj kjo e bën atë të pavlefshme dhe shmang detyrimet.

Aty shkruhet: "Për të qenë të qartë, përpjekjet për të frikësuar znj. Clifford që të heshtte me qëllim mbrojtjen e z. Mr Trump"

Pavarësisht se avokati  Cohen konfirmoi se e pagoi znj. Clifford, ai nuk thotë se për ç'arsye e bëri këtë pagesë. Muajin e shkuar ai tha se as  Trump dhe as Organizata Trump nuk ishin pjesë e transaksionit

Michael Cohen: "Pagesa e znj. Ms Clifford ishte mëse e ligjshme dhe nuk ishte një fushatë kontributi e as një fushatë shpenzimesh nga askush" 


/Ora News.tv/