Ponte di Beshiri Truma- truma menja kokërr orizi

Ponte di Beshiri Truma- truma menja kokërr orizi

Të gjithëve na kujtohet "Parku Autobuzave"! Në atë kohë të bëheshe shofer autobuzi apo faturino u donte mik i modh. Rroga nuk ishte asgje çfarê bëje me rrotat e autobuzit në linjat Kinosstudio-Kombinat , Stacioni Trenit -Tirana Re,Tiranë- Vore , Bar Sahati -Uzina e tankeve.

Shpërthenin truma-truma drejt qëndrës për të shërbyer si AGBV apo falur në “Trungun e kallzimeve”tê shefave dhe marrë detyrat trumat e periferisteve

Ditët e festave apo ndeshjeve të futbollit nga periferite, vinin autobuzat tumllas në mëngjes drejt Tironës më tifozet e Dinamos apo Partizanit. Ne darkë prisnin në stacionin e Bankës si miza në lis për t’u kthyer disa në drejtim të Ures- Brarit, disa për në drejtim të Ponte di (Ura ) Beshiri. Ata që i linte autobuzi deri ne Kombinat, merrnin në këmbë rrugën për tek Ponte di Beshiri në jug-perëndim të Tranës, të tjerët për në veri-lindje për ke Uzina Tankeve disa për në Sauk....

Në këto vajtje-ardhje në autobuzat e linnjave në punë ishin shoferet , faturinot , hajdutët e xhepave, dhe manjaket seksual qe mbështeteshin pas grave dhe gocave, të tjerë ose shkonin për punë ose për "shërbim" kallzim, për hall ankim, per kërkim-pune , për dekorim, për pranim , për provim....

Katnari i nis për në Komitetin e Partise për hall të femijëve për shkollen e larte, e kishin vjedh hajdutnit e xhepave ke Banka. Kur e kuptoj se i kishin vjedh badifokun (portofolin), bertiti, - Ma vodhën ma vodhën, badifokun takfinen, dokumentat.... 250 lekun ne tesrën e partise....!

Githë ky kontigjent autobuzash vajtje -ardhje , ardhje -vajtje, janë hapërda si arrat qe i ka gjujt kaqoli, disa në Parlament , disa në qeveri, hajdutnit e xhepave ne gjykata e prokurori, shumë nëpër botë.

Ky kontigjent sot në vend të bukës mbështjell me gazeten Bashkimi, apo Zëri Popullit me domoten e djathin ku përtypnin dhe gërmat e shtypshkronjës me fjalimet e pleniumeve qe njisnin ne domate apo specat e fergu, sot kanë Lop- Top or I-Phone. Sot nuk mundohen nëper autobuzat e linjave, sot më kollare në profil të FB si ministra të qeverise se radhës dhe deri president, promovojnë veten Anëtar I Akademise Shkencave të Diasporës, prof, doktor, filozof, këngëtar më famë ndërkontinentale, shkrimtar i shpërthyer në të gjitha gjuhët e botës, Master, Phd në shkencat ekzakte, piktor I përmasave gjeniale, bariton, saksofon me timon pa timon . . . Njësoj si dikur kur mbërishin në stacion. . . Sot përpara derës së zyrave të Welfare , ndihmave sociale . . .

O sa mirë më qenë shqiptar!

EMISIONET