Pompeo takon Merkel në Berlin, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor

Pompeo takon Merkel në Berlin, temë diskutimi edhe Ballkani

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të takohet me kancelaren Angela Merkel këtë muaj.

Pompeo do mbërrijë në Berlin më 7 maj si pjesë e një turi katër ditor në Evropë.

Sekretari i jashtëm amerikan do diskutojë me kancelaren Merkel dhe ministrin e Jashtëm Maas çështje me interes të përbashkët, si Ukraina, Rusia, Kina, Siria dhe Ballkani Perëndimor, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit amerikan.

Më 6 maj Pomepo do udhëtojë drejt Rovaniemi, Finlandë, ku do marrë pjesë në Eleventh Ministerial Meeting of the Arctic Council. Ai do mbajë një fjalim për politikën e Arktikut të SHBA.

Në datën 8 maj do mbërrijë në Londër. Pomepo pritet të takohet me kryeministren Theresa May dhe Sekretarin e Jashtëm Hunt për të diskutuar prioritetet e përbashkëta globale.

Dhe do mbyllë turin në 9 maj në  Nuuk, Greenland ku do takohet me kryeministrin Kryeministrin e Grenlandës Kim Kielsen.  Ata do të diskutojnë prioritetet e përbashkëta në Arktik dhe mundësitë për angazhim të zgjeruar me Grenlandën.

EMISIONET