Një politikan meksikan, i cili ka qenë aktiv në luftën kundër krimit të organizuar, është qëlluar për vdekje ndërsa po bënte një selfie me zgjedhësit.

Fernando Puron, ish kryebashkiaku i Piedras Negras, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres të premten, kur u vra. Politikani u qëllua me armë pas koke.

Vrasja tronditëse e Puron është kapur nga kamerat e sigurisë në rrugë.

Video tregon momentin kur një burrë me mjekër dhe kapele shkon mbas 43-vjeçarit dhe e qëllon në pjesën e pasme të kokës.

Puron vdiq gjatë rrugës për në spital.

Ai ishte i njohur për luftën ndaj kartelit të drogës Los Zetas.

Gjatë debatit të tij në Piedras Negras, Puron foli mbi luftën e tij kundër bandës gjatë kohës që shërbente si kryebashkiak nga viti 2014 deri në vitin 2017.

"Ne i mbyllëm bizneset e krimit të organizuar dhe shkatërruam shtëpitë që u përkisnin Zetas,"-tha Puron. "Ne ia morëm qytetin Zetas dhe ia kthyem atë qytetarëve."

Karteli Zeta ka humbur shumë fuqi që nga arrestimi i udhëheqësit Miguel Treviño Morales, i njohur si Z-40.

Vdekja e Puron e bën atë kandidatin e 112-të politik që vritet në Meksisë që nga shtatori i vitit të kaluar, sipas grupit konsulent të analizës së riskut, Etellekt.

Më shumë se 1000 kandidatë kanë braktisur zgjedhjet lolake të 1 korrikut nga frika e vrasjes nga bandat.

Gjatë sezonit të fushatës, gati 10 përqind e vendit, 222 komuna, kanë pasur kandidatë ose kryebashkiakë që janë vrarë, sulmuar ose kërcënuar.

Puron, pjesë e Partisë Revolucionare Institucionale në pushtet, ishte kishte kërcënuar disa herë me jetën e tij gjatë kohës që shërbente si kryetar bashkie.

Në 2016, një paralajmërim u postua në një varrezë ku shkruhej: 'Purn, në dy vite ne do ta presim kokën."

Deri tani policia ka arrestuar 2 persona që besohet se kanë lidhje me vrasjen ose mund të njohin të dyshuarin.

Puron ishte babai i një vajze Maria Costanza dhe fotografia e saj ishte postimi i tij i fundit në rrjetet sociale.



/Ora News.tv/