Politika nuk gjen paqe, urime për Fiter Bajramin dhe mesazhe për kundërshtarët

Politika nuk gjen paqe, urime për Fiter Bajramin dhe mesazhe për

Edhe në mesazhin për urimin e Fiter Bajramit, Kryeministri nuk e ndan festën fetare nga politika.

Me anë të një statusi në facebook, Edi Rama pasi uroj besimtarët myslimanë lajmëroi edhe hapjen e kulteve fetare javën e ardhshme.

Por kreu i qeverisë kishte edhe një mesazh për kundërshtarët e tij politike që sipas tij shfaqen në forma të ndryshme në periudha të ndryshme.

“Komitët patriotë dhe parimorë të SHQUP-it e të Lalzit pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin mysliman t'u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram. Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre.”

Ndërsa President i Republikës Ilir Meta ka përdorur fjalët e Giovanni Falcones për të dhënë mesazh për situatën e krijuar në vend pas polemikave për ndërhyrjen në reformën në drejtësi.

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një here. Heroi i Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la "amanet" bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia.”

Edhe Kreu i PD Lulzim Basha e shikon Giovanni Falcone si frymëzim për ndëshkimin e korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar.

EMISIONET