Politika në Itali gjen konsensus, zgjidhen kryetarët e dy dhomave të Parlamentit

Politika në Itali gjen konsensus, zgjidhen kryetarët e dy dhomave

Pas dy ditësh votime partitë politike italiane kanë gjetur më në fund gjuhën e përbashkët në zgjedhjen e kryetarëve të Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit të Parlamentit Italian,

Drejtimi i Dhomës së Deputetëve i shkon Lëvizjes 5 Yje dhe kryesia e Dhomës së Senatit Partisë Forza Italia të Silvio Berlusconit.

Vetëm në votimin e 4 e të fundit me mazhorancën absolute të votave e pas 3 votimeve negative të cilat nuk arritën 2/3 e shumicës, deputetët dhe senatorët e parlamentit të ri italian kanë zgjedhur Roberto Fico, deputet i lëvizjes 5Yje si kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe Maria Elisabeta Alberti Casellati në krye të Dhomës së Senatit.

Zgjedhja e një deputeti të Lëvizjes 5Yje në krye të dhomës së deputetëve të Parlamentit është një fitore historike e kësaj force politike cila mundi që brenda pak viteve të shndërrohet në një nga partitë kryesore e më të votuara në vend.

Në zgjedhjet e 4 marsit fitoi rreth 37 % të votave.

Ndërsa zgjedhja e kryetares së Senatit erdhi pas debateve të forta mes forcave të koalicionit të së djathtës ku Matteo Salini dhe partia e tij, gjatë votimit të tretë tradhëtoi vendimin e marrrë me alaeatët e tij duke votuar jo kandidatin e parë të propozuar që ishte Paolo Romani, por një emër të papritur sic ishte Anna Maria Bernini.

Vetëm pas konsultimeve të gjata, akuzave e kundërakuzave më në fund u gjet konsensusi me propozimin e emrit të  Maria Elisabeta Alberti Casellati për postin e  kryetares së dhomës së Senatit.

Lëvizja 5 Yje menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve të 4 marsit ka pretenduar marrjen e kryesisë së dhomës së deputetëve pas konfirmimit si forca kryesore parlamentare në legjislaturën e re. Një ndër propozimiet e para parlamentare  të kësaj force poltike është reduktimi i honorareve e të ardhurave ekonomike të deputetëve italianë.

Pas zgjedhjeve të kryetarëve të dy dhomave të parlamentit të ri italian rruga është e hapur për krijimin e qeverisë së re.

Në fillim të javës që vjen pritet që Presidenti i Republikës Sergio Mattarella të nis konsultimet me të gjitha forcat politike duke marrë më pas vendimin se kujt i takon drejtimi i qeverisë së re italiane.

Cilët janë dy figurat e reja që do të drejtojnë parlamentit italian ?

Roberto Fico është kryetari i sapo zgjedhur i Dhomës së Deputetëve duke zëvëndesuar Laura Boldrini e cili mbajt këtë post gjatë legjislaturës së shkuar .

Roberto Fico i lindur në Napoli dhe i diplomuar në shkencën e komunikimit në Universitetin e Triestes ka aderuar në radhët e Lëvizjes 5 Yje që në fillimet e saj më vitin 2005. Prej vitit 2013 është deputet në Parlamentin italian. Në legjislaturën e sapo mbyllur ka mbajtur rolin e kryetarit të komisionit për mbikqyrjen e Radio Televizionit Publik Italian. Ka deklaruar gjithnonë se është pro martesave mes cifteve homoseksuale si dhe për adoptimin e fëmijve nga ana e personave me të njëjtin seks. Është pro eutanazisë për të sëmrurët e pashërueshëm.

Maria Elisabeta Alberti Casellati është kryetarja e sapo zgjedhur e dhomës së Senatit duke zëvendësuar Pietro Grasso, ish prokurorin antimafia e cili mbulonte këtë pozicion politik përgjatë legjislaturës së shkuar.

Maria Elisabeta Alberti Casellati, senatore e Partisë Forza Italia, ka lindur në Rovigo dhe është diplomuar në shkencat juridike. Ajo është anëtrae e Këshillit të lartë të Lartë të Magjistraturës. Ka qënë dy herë nënsekretare e shtetit për Ministrinë e Drejtëisë dhe për Ministrinë e Shëndetësisë përgjatë dy qeverive të Silvio Berlusconit 2004-2006. 2008-2011.

Është një nga anëtaret e para që në formimin e partisë së Silvio Berlusconit. Gjatë legjislaturës së shkaur ka qënë nënkryetare e grupti të senatorëve të Forza Italia.

EMISIONET