Pas Romario dhe Bebeto një tjetër ish-lojtar i përfaqësueses braziliane përfshihet në politikë.

Ish-futbollisti i Paris Saint Germain, Barcelonës, Milanit dhe i përfaqësueses braziliane Ronaldinho ka bërë hapin e parë për përfshirjen e tij në politikë, duke u bërë pjesë e Partisë Republikane Braziliane.

Ylli brazilian formalizoi gjithçka gjatë një evenimenti të zhvilluar në selinë e kësaj force politike në Rio de Janeiro, me këtë të fundit që nuk ka vendosur ende nëse do ta vendosë mes kandidatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme të vendit amerikano-latin.

Romario, i cili është rizgjedhur senator, ditët e fundit konfirmoi vendosjen e kandidaturës për postin e Guvernatorit të Shtetit të Rios.

/Ora News.tv/