Politika bashkohet në inagurimin e shkollës në Dibër, Meta: Të forcojmë rrënjët tona!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zgjedhur rikonstruksionin e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ajet Ndreu” në Dibër për të qenë në mes të Ministrave të qeverisë Rama por edhe deputetëve të majtë dhe të djathtë të këtij qarku.

Nga fshati Sllovë, kreu i Shtetit ka përcjellë mesazhe të forta patriotike, duke bërë thirrje për bashkim dhe ruajtjen e vlerave dhe traditave shqiptare.

Meta: Mesazhi im është të forcojmë rrënjët tona. Të forcojmë ndjenjat e atdhedashurisë! Nëse nuk duam vendlindjen, nuk duam të parët tanë, nëqoftëse nuk ruajmë traditat tona, në këtë botë kaq të madhe, e nganjëherë kaq kaotike, ne mund të jemi asgjë. Prandaj që të vazhdojmë të jemi shqiptarë dhe të jemi krenarë për atë që kanë bërë të parët tanë, të bëjmë më shumë për vendin tonë, në mënyrë që edhe këta fëmijë të jenë akoma edhe më krenarë në të ardhmen për përkatësinë e tyre, edhe si dibranë, edhe si shqiptarë.

Presidenti i Republikës zbuloi mes batutave se kush kishte këmbëngulur që ai vetë të ishte i pranishëm në këtë takim.

Meta: Falenderoj vjehrrën time sepse ka nja dy javë që më kërkonte për të ardhur në një inagurim të tillë.

Kreu i Shtetit falenderoi familjen që ka kontribuar në ndërtimin e shkollës duke vënë theksin tek rëndësia e arsimimit dhe edukimit të brezit të ri për të cilin dibranët dhe diaspora kanë investuar shumë.


EMISIONET