Policja seksi është beqare! I dashuri prej 10 vitesh e la për shkak të famës

Një police nga Gjermania, e quajtur "më e bukura" në vend është ndarë nga i dashuri i saj për shkak të famës në Instagram.

Adrienne Koleszar i rrëfeu 700 mijë ndjekësve të saj se lidhja 10-vjeçare i mori fund pasi ajo ishte futur “në një botë që ai nuk e donte”.

Ajo publikoi një fotografi në profilin e saj duke mbajtur dorën me ish-partnerin ku shkruante: “Shumë pyetje, por pa përgjigje. Ti je në publik, në një botë që nuk e doje kurrë. Por unë e doja. Absolutisht. Pa asnjë lloj çmimi.

Ti ishte gjithmonë mbrojtja ime dhe je më shumë se aq për mua. Në 10 vite ndodhën shumë gjëra. Asgjë nuk është më siç duket. Mund të them hapur se ne jemi të lirë. Dy njerëz. Shanse të reja. Unë dhe i dashuri im jemi ndarë”.  

Jeta e famës i ka kushtuar edhe në punë. 34-vjeçarja ka vetëm pak ditë që është rikthyer në krye të detyrës pasi shefi i saj e detyroi të zgjidhte mes modelimit apo policisë.

Pas 6 muajsh pushime, Adrienne zgjodhi që të lërë pas fotografitë seksi me bikini për të qenë sërish në krah të policisë.

EMISIONET