Policia e Tiranës i ka referuar në Prokurori protestuesit e zonës së Astriti, të cilët janë fiksuar duke kryer veprime të dhunshme gjatë tubimeve në Unazën e Re dhe pranë bashkisë së Tiranës.

Gjashtë persona akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë bashkiake.

Banorët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për prishjen e banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ata kanë dalë në rrugë duke djegur goma, kazanë dhe bllokuan njëri aks rrugor, duke shkaktuar edhe mungesën e qarkullimit të makinave.

Ndërkohë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë se minorancat e zhurshme dhe ato të dhunshme nuk do të ndalojnë transformimin e nisur tre vjet më parë në Tiranë.

Veliaj: Një minorancë e zhurmshme, shashkat, zjarri, tymi, dhuna, vulgariteti nuk do ta ndalojnë Tiranën, të jemi të sigurt për këtë! Tirana do të eci përpara dhe nuk ka sot minoritet të zhurmshëm që ta ndalojë progresin e saj.

Deklaratat, Veliaj i bëri nga Barcelona ku Tirana u vlerësua në kongresin botëror dhe panairin e qyteteve inteligjente.

/Ora News.tv/