Policia përdori gaz helmues, Shehu: Simptomat tregojnë për një lëndë me efekte toksike

Policia përdori gaz helmues,  Shehu: Simptomat tregojnë për

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu është shprehur se gazi lotsjellës që përdori policia dhe garda në protestën e 16 shkurtit ka qenë në tejkalim të protokolleve të zakonshme duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve. 

Në studion e lajmeve të Ora News, Shehu tha se shqetësimet shëndetësore dhe simptomat që kanë shfaqur disa nga personat e prekur nga gazi, tregojnë për një lëndë helmuese me efekte jo vetëm në rrugët e frymëmarrjes por edhe tek sistemi kardiovaskular.

Shehu: Me spazma të fuqishme të rrugëve respiratore. Me pothuajse me kolmuncione. Me sekrecione të shtuara. Edhe një Kabashi kishte vajtuar me mitiokardi të thellë kardiovaskulare që ishte i papajtueshëm me një intoksikim të thjeshtë. 

Shehu thekson se ka kontaktuar me urgjencat mjekësore ku janë paraqitur protestuesit dhe simptomat që kanë shfaqur qytetarët kanë qenë shqetësuese. Për këtë, deputeti I PD kërkoi që prokuroria të fillojë hetimet.

Shehu: Prokuroria menjëherë të fillojë hetimet penale. Është përdorur me sa sasi të madhe, pa kriter dhe me veprimtari tokstike shumë të lartë që mundtë lejohen në një protestë të tillë në vendet demokratike.

Gjatë protestës së 16 shkurtit veç nëntë efektivave të policisë që kërkuan ndihmë mjekësore, probleme me gjendje të fikëti, të vjella, skuqje e bllokim të frymëmarrjes patën edhe dy gazetarë dhe tetë qytetarë.



EMISIONET