Policia padit në Prokurori disa banorë të "Astirit"

Policia padit në Prokurori disa banorë të "Astirit"

Policia ka paditur në prokurori disa banorë të zonës së "Astirit", të cilët kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara ditët e fundit.

Pretendimi i policisë është se këto protest janë të paligjshme. Një përfaqësi e banorëve janë thirrur në prokurori, të cilët e konsiderojnë padinë të padrejtë.

Prej 17 ditësh banorët që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Re protestojnë që banesat e tyre mos prishin, ose ata të dëmshpërblehen me vlerën e tregut në masën 100%.

Në protestat e tyre, shpesh herë banorët kanë bllokuar edhe rrugën.

EMISIONET